Pallati i Drejtësisë, qershorin e ardhshëm

prev next
 
Prishtinë E premte, 18 Maj 2012 16:57

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot është takuar me Ministrin e Administratës Publikë, Mahir Yagcilar dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me qëllim të njoftimit me ecurit e punëve në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.

“Ministri Kuçi ka kërkuar që punët në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë të kryhen sipas afateve dhe me cilësi, në mënyrë që deri në qershor të vitit të ardhshëm, punët të përfundojnë. Po ashtu, ai kërkoi që të ketë koordinim të punëve në mes të Komisionit Evropian, Ministrisë së Administratës Publikë dhe Komunës së Prishtinës, për infrastrukturën dhe që të raportohet çdo muaj për punët e kryera”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas saj, përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë premtuar koordinimin e punëve në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, në mënyrë që ky objekt të përfundon sipas dinamikave të parapara.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë