• Lajmi
  • KosovaPress, 30 Prill 2013 12:18

Pak dihet për Agjencinë e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (Video)

prev next
 
Të ngjajshëm

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të ishte mirë që të vendosej në një objekt qeveritar për të mos paguar qera, pastaj të bënte presion në institucione që të zgjedhin zyrtarin për mbrojtje të të dhënave si dhe të ndikonte në hartimin e rregulloreve për kriteret dhe mënyrën e ruajtjes së të dhënave personale.

Kështu tha në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri të martën derisa e votuan për kalim në Kuvend raportin e punës së këtij Agjencioni për vitin që kemi lënë pas.

U tha se në përgjithësi raporti ishte i mirë dhe që fondi që kanë pasur megjithëse i vogël kanë dit ta menaxhojnë mirë.

Anëtari i këtij komisioni, Fatmir Xhelili ka thënë që të bëhet inspektim në institucione siç janë Policia apo ministria e Drejtësisë nëse janë duke këmbyer të dhëna me institucionet homologe të vendeve të tjera.

“Besojë se rezultatet nëpër organizata që i kanë vizituar e të cilat kanë dhënë këshilla, sugjerime dhe vërejtje apo edhe dënime do të jenë ndikuese, apo edhe do të reflektojnë në organizata tjera që hartojnë rregullore për kriteret dhe mënyrën e ruajtjes së të dhënave personale dhe nuk do të mbajnë apo ruajt në databazat e tyre të dhëna që janë të paautorizuar për mi ruajt”, ka thënë ai.

Ndërsa anëtarja tjetër e këtij komisioni, Vjollca Krasniqi ka thënë se krahasuar me raportin e gjashtëmujorit ka një përparim.

Ajo shtoi se ngecje kanë institucionet lokale në caktimin e zyrtarit mbrojtës, pra pak komuna sipas saj, e kanë caktuar këtë zyrtar.

Sipas saj, Agjencia duhet të bëjë presion më të madh që ata t’i caktojnë këta zyrtar sa më shpejtë.

“Kemi një numër të madh të institucioneve dhe organizatave që janë të vendosura në objekte private dhe me këtë shumë që e shpenzojnë diku afër 50 mijë euro gjatë viti do të mund të kryenin punë bukur të madhe, sidomos agjenci po të ishin të vendosur në ndonjë objekt qeveritar. Ata nuk janë shumë punëtorë dhe nuk kanë nevojë për hapësira të mëdha, prandaj mendojë që mund të akomodohen në ndonjë objekt qeveritar e që të kemi kujdes në shpenzimin e parasë publike”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ka pak ankesa nga qytetarët, ngase sipas saj, nuk din për ekzistimin dhe funksionimin e kësaj Agjencie.

Kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi ka thënë se problemet që janë paraqitur në javën e kaluar në raportin e kësaj Agjencie kanë qenë probleme të Kuvendit dhe ka kërkuar që të mos ndodh më një gjë e tillë./Kosovapress/