• Lajmi
  • KosovaPress, 07 Prill 2012 20:13

Orteku varros rreth 120 ushtarë pakistanez

prev next
 
Të ngjajshëm

Të paktën 117 ushtarë pakistanezë janë varrosur nga një ortek dëbore në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, bëjnë të ditur mediat lokale. Televizionet pakistaneze deklarojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të akullnajës Siaçen, në vargun malor lindor të Karakoramit.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Associated Press”, duke cituar një autoritet pakistanez, deklaron se janë 130 ushtarët e varrosur, pasi shtabi i batalionit të tyre në rajonin e Gajarit u mbulua nga orteku.

Zona ndodhet në rajonin e ndarë të Kashmirit, territorin e të cilit e pretendojnë si India, ashtu edhe Pakistani. Helikopterë, qenë të stërvitur dhe grupe të specializuara janë dërguar në zonë për operacionet e shpëtimit, bëhet e ditur në një komunikatë ushtarake.

Akullnaja e Siaçenit njihet si pika më e lartë, plot 6 700 metra dhe njëkohësisht si një zonë e rëndësishme betejash ushtarake. Megjithatë, më shumë ushtarë kanë vdekur nga kushtet e motit sesa nga luftimet.