• Lajmi
  • KosovaPress, 24 Prill 2012 19:33

Nuk do të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë

prev next
 
Të ngjajshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith.

Presidentja Jahjaga dhe Feith diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, për përfundimin e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe plotësimin e legjislacionit, sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, që parasheh afatin kohor për përfundimin e kësaj faze.

Presidentja Jahjaga dhe Fieth diskutuan edhe për zgjedhjet e Republikës së Serbisë dhe Presidentja e Republikës së Kosovës theksoi se zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë dhe çfarëdo zgjedhjesh të një shteti tjetër, nuk mund dhe nuk do të organizohen në territorin e Republikës së Kosovës, sepse ato shkelin sovranitetin e shtetit, sfidojnë fuqishëm integritetin territorial dhe provokojnë rritje të tensioneve ndëretnike në Kosovë.

Ajo tha se Institucionet e Republikës së Kosovës e njohin të drejtën e dyshtetësisë dhe angazhohen për respektimin e normave dhe të konventave ndërkombëtare në rastin e dyshtetësisë.