• Lajmi
  • KosovaPress, 21 Shkurt 2012 11:57

Një minator humb jetën aksidentalisht

prev next
 
Të ngjajshëm

V. Vukadinoviq, 53 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, ka humbur jetën aksidentalisht gjatë lëshimit poshtë në një nga horizontet e minierës së “Trepçës” Bello Bërdo, në Leposaviq.

Trupi i pajetë i viktimës nga Leshaku i Leposaviqit, është nxjerrë jashtë minierës me ndihmën e ekipeve shpëtuese të minatorëve të Trepçës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se rasti është regjistruar si vdekje aksidentale nën rrethana të dyshimta, ndërsa hetuesit policor janë në pritje të raportit të ekspertit mjekoligjor. /Kosovapress/