Follow Us

KYQU SQ EN
E Premte, 30.09.2016 07:10

​Nikoliqi në epërsi ndaj Tadiqit

Beograd | 24/04/2012 10:36

Partia Përparimtare Serbe e Tomislav Nikoliqit pritet të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit duke mundur kështu Partinë Demokratike të ish-presidentit serbë, Boris Tadiq, del nga përqindje e nxjerra nga një sondazh i kryer në Serbi.

Por, as partia e Tadiqit dhe as kundërshtarët e tij nga partia e Tomislav Nikoliqit, sipas sondazhit të kryer nga agjencia Faktor plus, nuk do të mund të marrin shumicën, raporton AFP.

Partia e Nikoliqit, sipas tyre, do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadiqit, 28.3 për qind.

Sondazhi është kryer në mes të 14 dhe 22 prillit, periudhë kjo gjatë së cilës janë intervistuar 1084 njerëz.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress