• Lajmi
  • KosovaPress, 21 Prill 2009 14:54

Nesër hapet panairi i parë i turizmit në Kosovë (i plotësuar)

 
Të ngjajshëm

Shoqata e Turizmit të Kosovës (KOTAS) lanson në Prishtinë në Ditën e Tokës panairin e parë për udhëtime dhe turizëm, ku do të marrin pjesë më shumë se 40 biznese dhe organizata. të cilat do të paraqesin veprimtaritë dhe produktet që do të nxisin bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë që të “Rrinë për fundjavë- Të përjetojnë Kosovën”.

Shoqata e Turizmit të Kosovës (KOTAS) lanson në Prishtinë në Ditën e Tokës panairin e parë për udhëtime dhe turizëm, ku do të marrin pjesë më shumë se 40 biznese dhe organizata. të cilat do të paraqesin veprimtaritë dhe produktet që do të nxisin bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë që të “Rrinë për fundjavë- Të përjetojnë Kosovën”.

David Clowes, drejtor i Programit për Ndërmarrje Private në Kosovë, USAID, tha të martën se ky është një projekt katërvjeçar që ka kushtuar 17.8 milion dollarë, qëllimi i të cilit është që të rrisë zhvillimin e ekonomisë dhe të krijojë punësim në Kosovë.

Clowes: Qëllimi ynë është që të zhvillojmë ambientin e biznesit

(Video)

“Punojmë me bizneset e ambientit dhe kjo është që të zhvillojmë ambientin e biznesit në Kosovë. Gjithashtu kemi për qëllim që të krijojmë punësim dhe të zhvillojmë rininë, sidomos në sektorin privat. Punojmë edhe me firma specifike dhe grupe të firmave që t’i bëjmë më konkurruese në vendin e tregut. Një nga forcat e këtij programi është që të integrojë mbështetje të firmave, së bashku me firmat për mbështetje të bizneseve. Strategjia jonë me turizëm është që të fillojmë me turizmin e brendshëm dhe qëllimi jonë është që ne t’iu ndihmojmë banorëve të Kosovës që të zhvillojnë turizmin”, tha Clowes.

Ndërsa, Scott Wayne, këshilltar për turizëm, theksoi se ajo çka mund të ofrojë Kosova në këtë drejtim varet nga ambienti.

Wayne: Ajo çfarë mund të ofrojë Kosova varet nga ambienti

(Video)

“Nëse kemi të bëjmë me atë çfarë bizneset dhe organizatat do të ofrojnë në tregun që është i gatshëm. Ka mijëra njerëz rreth Kosovës që dëshirojnë të bëjnë gjëra të ndryshme si p.sh. të organizojnë udhëtime nëpër vende të ndryshme. Edhe Kosova i ka disa aktivitete dhe përvoja të qytetarëve tanë, ka potencial që të rrisë industrinë e turizmit dha ta zhvillojë atë edhe më tutje dhe ajo çka Kosova ka të ofrojë varet shumë nga ambienti dhe kultura në këtë vend”, tha Wayne.

Zekë Çeku, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, foli më tepër rreth detajeve të hapjes së panairit, duke shtuar se për herë të parë në historinë e Kosovës kompanitë turistike po bëjnë prezantimin e produkteve turistike, ofertave, si dhe vlerave turistike që ka Kosova

Çeku: Për herë të parë në Kosovë prezantohen produktet turistike

(Video)

“Kompanitë turistike për herë të parë në historinë e Kosovës prezantojnë produktin turistik, ofertat turistike dhe vlerat turistike të Kosovës. Panairi do të hapet nesër në ora 17.00, përbëhet prej dy pjesëve, pjesa e parë është pjesa ceremoniale, e cila fillon në ora 16:00, ndërsa pjesa e dytë është vetë hapja dhe vizitat në panairin e turizmit. Në kuadër të panairit produktet e tyre turistike i prezantojnë mbi 40 përfaqësues të bizneseve turistike, duke përfshirë hotelet, qendrat turistike, operatorët kosovarë të interesuar për turizmin e brendshëm, prodhuesit e artizanateve”, ka thënë Çeku.

Ai po ashtu tha se për herë të parë do të jenë prezente edhe shkollat që merren me edukimin për turizëm. Çeku pohoi se ditët e turizmit do të jenë tradicionale dhe çdo vit do të mbahen me rastin e Ditës së Tokës më 22 prill. Gjatë vitit të ardhshëm do të përcillen dhe do të bëhet monitorimi dhe vlerësimi i subjekteve pjesëmarrëse, gjithashtu do të bëhet shpallja e bizneseve më të mira, menaxhmentit më të mirë, punëtorëve më të mirë si dhe do të mbahen garat e turizmit.

Ky panair organizohet me mbështetje të Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës USAID. /Sh.Kokollari/