Nënshkruhet marrëveshja e parë pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 12 Shtator 2012 14:05

Ekspertët ndërkombëtar, kanë vërejtur se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të qaset në mënyrë më aktive në lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës, por edhe për anëtarësimin në BE, gjithnjë duke shfrytëzuar heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtar. Për këtë qëllim Ministria e Punëve të Jashtme ka përgatit një strategji të re, e cila adreson qasjen e këtyre qëllimeve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të mërkurën ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, me të cilën rrëzohet marrëveshja, që kishte shteti gjerman me ish-Federatën jugosllave.

Ministri Hoxhaj, lidhur me hartimin e strategjisë së re për lobim, deklaroi se ky dokument është përgatitur gjatë muajve korrik dhe gusht.

“Kemi punuara në hartimin e një dokumenti të ri strategjik, i cili synon ta adresojë se në çfarë forme do të duhej Kosova pas largimit të mbikëqyrjes së saj ndërkombëtare, edhe më shumë të punojë dhe të lobojë sa i përket njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë drejtim gjatë muajit korrik dhe gusht, ne kemi pas disa ekspert ndërkombëtarë, të cilët kanë ardhur në përfundim, që ne do të duhet t’i qasemi në mënyrë edhe më aktive dhe ta shfrytëzojmë momentumin e ri, që është krijuar pas mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe do të ketë hapa konkret që nuk jam në gjendje t’i ndajë të gjithë me ju”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes me shtetin gjerman, ministri i Hoxhaj tha se kjo marrëveshje është një kornizë e mirë e bashkëpunimit të ndërsjellët kulturor në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.

“Fokusi kryesor i bashkëpunimit përfshinë fushën e arsimit, fushën e shkëmbimeve akademike, fushën e mediave dhe të filmit, fushën e kulturës, të rinisë dhe të sporteve, duke marr parasysh edhe bashkëpunimin në fushën e gërmimeve arkeologjike, deri tek ruajtja e mbishkrimeve dhe dokumenteve historike që mund të gjenden në të dy vendet tona”, ka thënë Hoxhaj.

Ambasadori gjerman, Ernst Reichel premtoi që do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovë dhe në përkrahje të shtetit të Kosovës, edhe pasi të largohet nga Kosova dhe të marrë detyrën e tij të re në Berlin.

“Kjo marrëveshje rrëzon marrëveshjen në mes Gjermanisë dhe në atë kohë Republikën Federale të Jugosllavisë në vitin 1969. Kjo është një shenjë tjetër që ne besojmë dhe punojmë të promovojmë Kosovën si një shtet i pavarur”, ka thënë Reichel.

Ndryshe, ministri Hoxhaj dhe ambasadori gjerman, premtuan se në të ardhmen do të angazhohen edhe më shumë në lobimin për pavarësinë e Kosovës, por edhe për anëtarësimin në BE, gjithnjë duke ftuar donatorët më qëllim të ngritjes ekonomike të Kosovës./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë