Në Ferizaj përkujtohen dëshmorët e kombit

Ferizaj E enjte, 06 Mars 2008 13:16

Në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së, të enjten në Ferizaj, tek Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, qytetarë të shumtë, ish luftëtarë të UÇK-së, invalidë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve, partive politike, si dhe pjesëtarë të TMK-së kanë nderuar 59 dëshmorët e komunës së Ferizajt të rënë gjatë luftës së fundit.

Edhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit u përkulën para varreve të dëshmorëve, në shenjë nderimi për sakrificën sublime të tyre.

"Amaneti i tyre, ka filluar së realizuari. Dëshmorët ranë për lirinë e këtij vendi, për të shkëputur vendin nga kthetrat e atyre që e mbanin të robëruar për shumë vjet," theksoi Ruzhdi Hetemi, babi i dëshmorit të kombit, Kemajl Hetemi-Rahovica.

Pas homazheve familjarë të dëshmorëve janë pritur edhe nga kreu komunal i Ferizajt, Bajrush Xhemaili./B.Idrizi/

comments powered by Disqus
 
Ju rekomandojmë