• Lajmi
  • KosovaPress, 03 Qershor 2012 09:48

Në BE-e si Kosovë apo si Shqipëri Etnike?

prev next
 
Të ngjajshëm

“Nëse shoqëria amerikane dëshiron që parimet dhe principet e rregullimit të saj shtetëror të ndërtohen si rrjedhojë e një vetëreflektimi dhe vetëkuptimi të kushteve dhe rrethanave të veta specifike e jo si një rezultat i rasteve, ajo s’ pari duhet t’i nënshtrohet një procesi të deliberalizimi të hapur publik kolektiv”- Aleksandar Hamilton

1. Shoqëria në Kosovë dhe ajo në Shqipëri “shoqëri lejuese” (permissive society)

Duke u nisur nga një konstatim tipik sociologjikë, se shoqëritë shqiptare andej e këndej kufirit në një mënyrë kanë filluar të bëhen pak a shumë “shoqëri lejuese” tipike (permissive society) në kuptimin se në mënyrë konstante janë jo vetëm duke importuar por njëkohësisht edhe duke absorbuar e promovuar vlerat dhe sistemin social e kulturor të tolerancës, mirëkuptimit dhe përgjithësisht sistemin civilizues amerikan, ashtu siç mund të thuhet se kishin provuar njëherë vendet dhe shoqëritë e Evropës lindore në vitet ’60-70-ta, ku përmes një revolucioni të gjithmbarshëm social e kulturor nga ana e subkultures së studentëve, provuan të “shkurorëzohen” nga frustrimet, dyshimet, dilemat dhe përditshmëria e një sjelljeje e norme monotone që vazhdimisht e prodhonte makineria mediatike e soc-realizimit të atëhershëm.

Sintagma e “shoqërisë lejuese” (permissive society), këtu përdoret jo për të krahasuar formën e këtij ndryshimi por për të ilustruar mënyrën specifike të zhvillimit të këtij procesi dhe kësaj dukurie sociale në shoqërinë gjithëshqiptare. Ngaqë, si rrethanat ashtu edhe koha, mentaliteti, etnopsikologjia dhe kultura sociale e sidomos ajo politike janë të ndryshme dhe jo tipike. Pra, ky proces i deklinimit nga sjellja normuese e trashëguar nga ish sistemi socialist që natyrisht nuk ishte zhvilluar njëjtë në Shqipëri dhe Kosovë, bëri që as stacioni i nisjes për demokraci të mos jetë i njëjtë dhe i njëkohshëm për shkaqe dhe arsyena nga më të ndryshmet që tash s’është as vendi e as koha të merrem me të. Por, për procesin e përzgjedhjes së vlerave dhe procesin e rreshtimit të logjikshëm të gjithë shqiptarëve kah perëndimi, kujtojë që nuk ka as dilema e as kujtojë kontestime nga asnjëri shtet! Kur është në pyetje fenomeni i tipizimit të njërit apo tjetrit shtet me procesin e permisivitetit, padyshim që duhet të ndalemi dhe të gjykojmë (kujtojë) vetëm logjikën empirike, ngase vetëm kështu mund të kuptojmë si dallimet (të cilave padyshim duhet adresuar rrethanave dhe procesit të formimit në dy ish sisteme jo edhe gjitha të njëjta: socializmi jugosllav dhe ai stalinist ) e rritjes sonë të ndarë ideologjike, ashtu edhe gjërat unifikuese që janë shumë më të shumta dhe më të rëndësishme. Tani, disa mund ta shohin procesin e permisivitetit si diç të mirë dhe pozitive që në një mënyrë apo tjetrën e shpejtojë procesin tjetër të vetënjohjes (te ne kosovarët psh.) për rrënjët, të tjerët (psh. moralo-tradicionalistët) këtë fenomen mund ta projektojnë si diçka që po sjellë kokëçarje, sjellje devijuese dhe faktikisht një identifikim të tepruar me vlerat e trendit që po futën nga të gjitha anët, duke rrezikuar kështu identitetin e shqiptarëve, andej e këndej kufirit. Një temë interesante që meriton një analizë më të thukët dhe më të detajuar.

2. Procesi i deliberalizimit të Kosovës domosdoshmëri

Kosova si shteti më ri në Evropë, pra një shtet “sui generis” i cili akoma është në proces të një vetëkërkimi, verifikimi dhe vetëdëshmimi të organizimit të jetës shtetërore dhe asaj shoqërore për qytetarët e saj, paraprakisht ka nevojë për një proces të njëjtë të deliberalizimit, sikurse ai amerikan i cili do ta ndihmonte atë në jo vetëm profilizimin, por edhe identifikimin e qartë të disa çështjeve fundamentale dhe ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: definimi i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, kyçjes në BE-ane, profilizimin kulturor dhe ideologjikë, konsolidimit të demokracisë, etj. Pra një seri çështjesh fundamentale të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë mund të shndërrohen jo vetëm në handikape, por edhe në favore. Si handikape, për shkak se Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër dhe një vend me institucione akoma të brishta demokratike që vështirë mund të garantoj dhe plotësoj kriteret tejet të ashpërsuara të anëtarësimit në BE-e, pas krizës së shfaqur në Greqi dhe paralajmërimeve tjera të reja në Spanjë, Itali, etj. Kurse si favore, këto çështje mund të shndërrohen në rast se ajo fillon tani të ndërtojë kapacitete adekuate administrative demokratike në përputhje me standardet dhe kriteret e BE-së.

Kosova, në realitet me gjitha këto çështje e dilema të hapura pa dyshim mbetet një vend dhe një shtet tejet interesant edhe për shkak se: të gjitha çështjet e ngritura më lartë po gjurmohen në një atmosferë dhe ambient do thoja jo edhe gjithaq të favorshëm global. Paraprakisht, mendojë që duhet dhënë disa përgjigje meritore që do të dilnin nga një debat nacional edhe disa çështjeve tjera që po ashtu kanë peshën dhe rëndësinë e vetë në këto procese. Ndër këto çështje, mendojë se duhet radhitur problemin e vlerave politike, atyre sociale e sidomos atyre kulturore, në mënyrë që nga kjo analizë të shohim se ku ne dallojmë apo ku përputhemi me vlerat e reja që ngandonjëherë edhe po na e zënë frymën. Ky lloj “monologu” me vetën tonë, në formë të një pëlqimi unanim brenda një diskursi fer politikë, intelektual e kulturor, por edhe një diskursi tjetër jashtë kësaj sfere është padyshim një kusht dhe një sinjal tejet domethënës se shoqëria kosovare vërtetë është në rrugë të duhur të proceseve të reja në horizont. E them kështu edhe për shkak se diskursi i këtillë midis akterëve dominues politik, social, kulturor e intelektual në një mënyrë është edhe një kusht tjetër shtesë që në një mënyrë na plotëson neve si shoqëri dhe si shtet tamam të konstituar dhe të pjekur politikisht. Ky lloj katarësisi social(krijimi i parakushteve për një mirëqenie sociale), politik (një ballafaqim permanent i koncepteve ideologjike), intelektual(një përgatitje solide të kuadrove të reja që mendojë dhe gjykojnë në mënyrë evropiane) e kulturorë (një pajtim definitiv të sistemit dhe vlerave të reja, por në anën tjetër gjithën duke ruajtur dhe kultivuar veçantitë dhe trashëgimin e vetë), duhet të ndodhë patjetër në periudhat e ardhshme të konstituimit tonë si shtet dhe si vend demokratik, ngaqë vetëm kështu ne si shoqëri dhe si shtet mund të bëhemi pjesë integrale e Evropës.

3. Transparenca dhe llogaridhënia kurs per dy shtetet

Në përvojat e ndërtimit të kapaciteteve demokratike, fenomeni i jo efikasitetit te mjaftueshëm i institucioneve demokratike, bile ne fazat e para të instalimit të sajë shfaqet me dimensione në formë të një dukurie që në një mënyrë mund edhe të mos jetë premtues në kuptimin e ekspedivitetit të vendimeve, pastaj ekzekutimit të këtyre vendimeve si edhe mos qasjes së shumicës përfaqësuese, pra qytetarëve që mund të vijnë nga institucionet e dala gjatë një procesi fer dhe demokratik i zgjedhjeve.

Ky debat rreth (pa)mundësisë së efikasitetit të mjaftueshëm i demokracisë (ta shquaj) deri diku infantile i vendeve dhe shteteve që akoma gjenden në fazën e procesit të tranzicionit, në një mënyrë reflekton shpesh një përshtypje se vendimet a marra të shumtën e rasteve merren larg syve dhe “dëshmisë” së qytetarëve të atij vendi.

Në fakt, përvoja tregon se vendimmarrjet e dalura nga proceset fer dhe demokratike zgjedhore, nga ana e elitave politike duhet në parim të jenë sa më afër dhe sa më transparente për qytetarin, ngase “afërsia” (që më tepër ka të bëjë me detyrimet, se sa me obligimet) është një garant i dëshmuar dhe i pakontestuar i ndërtimit të kapaciteteve demokratike të një vendi.

Pra, nëse sistemi demokratik dëshiron të arsyetojë ekzistencën etimologjike të vetë vetës si “pushtet dhe vendimmarrje e popullit” atëherë padyshim që po këtij “populli”(në fakt e qytetarëve) duhet t’u ofrohet mundësia e ushtrimit të ndikimit, jo vetëm brenda katër viteve ashtu siç zakonisht parashihet përmes ligjeve zgjedhore dhe Kushtetutës, por për çdo ditë përmes iniciativave civile, mbikëqyrjes permanente, kontrollit, si edhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të shtetit.

Kjo formë e këtillë e procedimit të institucioneve shtetërore, padyshim që e rritë edhe shkallën e besimit si në sistemin e demokracisë por gjithashtu edhe në institucionet e dala, në proceset zgjedhore, standard ky i sprovuar dhe i sprovuar me qindra vite në vende dhe shtete të ndryshme anekënd botës. Tani, nëse u adresohemi përvojave tona në pesë palë zgjedhje që organizoi Kosova, na del se demokracia e re kosovare sipas të gjithë parametrave dhe indikatorëve që mundësojnë matjen e shkallës së ndikimit qytetar në procesin e vendimmarrjes së elitave politike, pra në këtë hapërim të shkurtër të përvojave demokratike na paraqitën edhe paradokse të llojit të vetë, siç janë ai tendencës së kontrollit të qeverisë mbi institucionin e kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës, në vend që të ndodhë e kundërta! Kjo ndodhë, zakonisht në vendet me kapacitete të ulëta demokratike dhe të një shoqërie të pa zhvilluar sa duhet me kapacitetet e shoqërisë civile që zakonisht loz rolin e një “syri të tretë” në pothuajse shumicën e proceseve vendimmarrëse që e ndihmojnë, avokojnë, stimulojnë, rekomandojnë, zhvillojnë dhe emancipojnë demokracinë e re të një vendi.

4. A është i hershëm debati për integrimin e Kosovës në BE?

Në Kosovën e pasluftës, me sa

mund të kuptojë asnjëherë nuk është mbajtur gjerë tani ndonjë debat publik për çështjen, arsyet si edhe mundësit e (mos)hyrjes së Kosovës në bashkësinë

Evropiane, atë “shtëpinë e ftohtë” dhe për neve shqiptarëve të Kosovës, nëse shërbehem me disa stereotipie akoma në qarkullim, “Evropën plakë” e cila për shkaqe dhe arsye që ngandonjëherë të pajustifikueshme gjatë historisë së qetësimit tonë ishte e (pa)drejtë në raport me neve si vend dhe si popull?

Në fakt, para se me vë këtë titull, një kolegë i shkencave politike kur i lexova titullin këtij shkrimi, në pyetjen time se : “A është i hershëm debati për integrime Evropiane”?, më dha një përgjigje të shpejt dhe për mua disi edhe të papritur, se “...Kosova ka sfida tjera në agjendën e vetë...”?! Në fakt, ai nuk priti t’i kundërpërgjigjesha në gjykimin e tij! Mendova dhe gjatë dhe erdha në përfundim që shtruarja e kësaj pyetjeje në asnjë mënyrë nuk nënkupton ndërrimin e agjendës që e ka Kosova tani rreth”sfidave” që përmendi kolegu. E them kështu, ngase kujtojë që qysh tash duhet të fillojë një debat jo vetëm institucional, por edhe sish civil, i cili në një mënyrë do të pregadiste publikun kosovar që të mësojë si kushtet ashtu edhe rrethanat në të cilat shqiptarët(kosovar) e Ballkanit perëndimor munden të bëhen në një të ardhme të largët, një anëtarë i kësaj familje të madhe kombesh e shtetesh. Ne për çdo ditë “bombardohemi” nga lajmet se :”po punohet në këtë drejtim”, “jemi duke negociuar për liberalizim të vizave” , e përralla tjera, ndërkaq asnjëherë nuk më ka rastis të dëgjojë dikend t’i elaborojë apo publikisht në ndonjë debat të flitet më detajisht se: Pse Kosova duhet të hyjë në këtë bashkësi? Çfarë favoresh ajo dhe qytetarët e saj përfitojnë me këtë fakt? Ne si shoqëri akoma nuk kemi as studime e eksplorime empirike se kush (s)e dëshiron kyçjen në këto procese integrative? Kush janë euroskeptikët tanë dhe a kemi në fakt ne shtresë apo grupe të tilla shoqërore që e kundërshtojnë idenë e integrimit të Kosovës në këtë proces të pa ndalur global? Thënë më thjesht, derisa shoqëritë tjera që kanë pritur apo disa edhe kanë hyrë në këto procese ad hoc (shkaku i rrethanave shoqërore, politike e bisa edhe kulturore!?), janë marrë aktivisht me këto tema dhe çështje, tek ne akoma merremi me tema dhe “sfida” si tha ai kolegu i fillimit, të cilat vërtetë na marrin kohën dhe mundin të ngelim prapa të gjithëve...!? duket që ky proces në rastin e Kosovës është në një proces të hibernimit edhe për faktin se pak flitet apo edhe kur flitet kjo bëhet me një qasje ose qëllim të brendshëm, në mënyrë që të mbahet shpresa se nuk jemi gjithaq larg nga këto procese, apo edhe heshtur vetëm nëpër forume interne institucionale provohet të matet pulsi i institucioneve Evropiane për interesimin e tyre për neve!?

5. Një milion pyetje e (as)një përgjigje në planin (gjithë)kombëtar!

Një milion pyetje e pakë përgjigje, është një Projekt gjithëkombëtar i cili duhet të shtrihet kujtojë në dy rrafshe: Njërin, siç e quaj unë të brendshëm dhe që ka të bëjë gjithsesi me proceset, problemet, dilemat, sfidat dhe mënyrën se si ne së bashku me shteti shqiptar, Shqipërinë duhet t’i sinkronizojmë në kuptimin e formimit të një qëndrimi të vetëm dhe unik në përballje me proceset tjera globale, e thënë më qartë proceset integrative evropiane.

Rrafshi tjetër që kërkon padyshim një agjendë dhe përkushtim tjetërfare edhe me faktin se kriteret dhe standardet nuk i caktojmë ne por institucionet në ngritje të BE-s

Ndërkaq, çështja më e rëndësishme në gjithë këtë debat që kujtojë në kohë dhe moment të duhur duhet të bëhet edhe publik, ka të bëjë me dilemën se si duhet ta shpejtojmë ritmin e proceseve në fjalë? Pra, a mund të bëhen pengesa serioze çështja e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana pesë vendeve evropiane në këtë rrugëtim, a kemi mjaftë kapacitete administrative për t’i përmbushur të gjitha obligimet dhe kriteret strikte teknike të parapara nga BE-ja për çdo vend para se të anëtarësohet në këtë konstrukt të ri? A ka ide se si duhet të gjendemi në rast se ky projekt integrues dështon, cilat opsione dhe plane rezervë duhet t’i ketë në tavolinë Kosova? A ka debat se duhet të hyjmë si Kosovë apo si të bashkuar (me Shqipërinë) në një shtet në BE? Çka e pengon debatin e kësi sojit në nivel politikë, cilat janë ato pengesa lokale dhe sosh globale? Çfarë kapacitetesh politike, ekonomike, sociale e kulturor duhet të ndërtohen në ndërkohë? A ka përllogaritje se është më mirë të integrohemi ndaras si dy shtete apo si një shtet i vetëm unik në Ballkan? Nëse duhet t’u paraprijë këtyre proceseve të brendshme integruese midis dy shteteve aktuale? Janë elitat politike, ato ekonomike apo ato kulturore? Sa kohë marrin ato? Çfarë kostoje ka i gjithë ky projekt i integrimit të brendshëm? Në këtë rrugëtim të integrimit të brendshëm a ka dhe cilat janë ato sfida të cilat në bazë të një eksplorimi empirik munden eventualisht të bëhen pengesa të pa kapërcyeshme në proceset tjera integruese evropiane? Pastaj, cilat interesa lokale përputhen me interesat globale dhe si mund t’i materializojmë në nivel gjithëkombëtar këto interesa, në mënyrë që të mos përsëritet sindromi historik i ngecjes dhe anatemimit nga të tjerët? Cilat potenciale ushtarake, duhet ta fuqizojnë idenë sigurisë dhe mbrojtes së ...Me çfarë agjende: politike, ekonomike, ushtarake e kulturore duhet t’i joshim dhe afrojmë interesat e lidershipit botëror në këtë pjesë të Ballkanit? A duhet të kemi edhe planin B-e, në rast të kontestimit të këtij Projekti (mbarë)kombëtar?... E një milion pyetje, çështje e dilema që lipsen të kenë përgjigje të duhur, në momentin e duhur dhe vendin e duhur...

Gjithashtu, çështje që kujtojë se duhet të debatohej apo të paktën të futet ndoshta në agjenda të politikës shkaku i dinamikës së proceseve që mund të ndodhin në ndërkohë me një shpejtësi marramendëse, është padyshim edhe ajo se si t’u shpjegohet i gjithë ky projekt dhe ide qytetarëve? Unë këtu nuk aludojë në mënyrën e propagandimit, por në hapat e domosdoshëm (elementarë) që duhet ndërmarr në këtë drejtim, në mënyrë që ata ta kuptojnë dhe ndjejnë interesin e tyre jo vetëm ekonomik, por edhe social e kulturorë.

Një tjetër pistë investigimi padyshim që kujtojë se duhet orientuar edhe kah subkulturat e politikave dhe institucioneve ekzistuese, të cilat pa fajin e tyre kanë pak apo aspak informacione lidhur me: procedurat, mënyrën, formën, përmbajtjen dhe efektet dobiprurëse për vendin që mund të ofrojnë procesi i integrimeve evropiane. Këtë detyrë të “njohjes” apo furnizimit të parlamentarëve të ardhshëm, si edhe institucioneve tjera, do të duhej ta marrë përsipër shoqëria civile përmes organizimit të tryezave, konferencave si edhe shtypjes së broshurave, dhe mënyrave tjera senzibilizuese e lobuese.

Mendojë definitivisht që Kosova u takon atyre shoqërive të rralla dhe padyshim edhe të fundit politike në Evropë, ku gati të gjitha çështjet fundamentale për t’u bë’ një shoqëri normale, janë të hapura...Për Shqipërinë kujtojë që duhet një skanim tjetërfare, ngase atje demokracia dhe ndertimi i shtetit filluan me heret dhe natyrisht qe edhe prodhuan procese e zhvillime socio-kulturore me specifike.

Kur po e beja gati per botim kete shkrim, një kolegë më tha se shkrimet e mija kryesisht po merren vetëm me diagnoza të shoqërisë sonë, por jo edhe me terapia..Përgjigja ime ishte, dhe akoma mbetet se puna e terapisë na takon vetem aq sa ne i pushtojme dhe i “pronesojme” ato ne menyre qe t’i fusim ne funksion te synimit te lartecekur per integrim ne Evrope. Sa kisha të drejtë, le të gjykojnë lexuesit dhe kompetentët së bashku me ata që janë “pronarë” të vërtetë të këtij Projekti?!

Komentet mund t’i dërgoni: fadil.maloku1@gmail.com