Mos u bëni merak! (video)

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 05 Shtator 2012 17:04

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se marrëveshja e arritur mes Brukselit të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it është e arritura më e madhe pas pavarësimit të vendit, ndërkohë ka dhënë garancitë së Ministria e Drejtësisë ka proceduar ligjin mirë dhe nuk ka ndonjë problem.

Pas mbledhjes së Qeverisë, gjatë një konference për media ka thënë se kjo është e arritura më e madhe në kuptimin juridik dhe politik pas pavarësimit të vendit. Sipas tij, është një e arritur që vlerësohet jo vetëm nga ne, por nga partnerët ndërkombëtar dhe Kosova po hap vend drejt kombeve dhe shteteve të lira.

“Me ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare u parapa kështu. E kemi plotësuar ligjin në plotëni dhe mos u bëni marak. Ministria e Drejtësisë e ka proceduar mirë atë”, ka theksuar Kuçi.

Sipas tij, Kosova ka prioritetin e vet që është politikë nacionale në integrimin evropian, por politikë e brendshme është respektimi i rendit, ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

Madje ai ka thënë se pas ratifikimit të çdo marrëveshje në Kuvend ajo pastaj e ka fuqinë e ligjit dhe është obligative. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë