Miratohet projektligji për mandatin e EULEX-it (I plotësuar)

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 05 Shtator 2012 15:35

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Me miratimin e këtij projektligji dhe ratifikimin e këtij projektligji në Kuvend, për të cilin janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, misionit të EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2014 dhe emrin do të ketë EULEX-Kosova.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të mërkurën, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se i gjithë opinioni vendor e ndërkombëtar janë të njoftuar se Kosova është në fazën finale të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se projektligji për ratifikimin e letrave mes Kosovës dhe BE-së është marrëveshja e parë bilaterale.

“Qeveria, të gjitha institucionet kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për përmbyllje të suksesshme. Ne sot do të kalojmë edhe Projektligjin për ratifikimin e letrave të shkëmbyera mes Kosovës dhe BE-së. Është marrëveshja e parë bilaterale mes Kosovës dhe BE-së. Pres që të premten të kalojë dhe të votohet me 2/3 në parlament kjo marrëveshje dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do të hapin perspektivë për të hënën e ardhshme ku do të vijnë përfaqësues të vendeve të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër, ai ka thënë se për përmbylljen e këtij procesi këtë të hënë në Prishtinë do të jenë ish-presidenti Ahtisari, ish-ambasadori Ëisner, Ishinger etj.

Ndërsa do të vazhdohet me agjendën të hënën me takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që do të mbahet në Qeveri, do të vazhdohet në Parlament dhe përsëri më 11 shtator me agjendën e planifikuar. Pritet një pjesëmarrje e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, Komisionit Evropiane.

Shefi i Qeverisë ka thënë se Kosova po përmbyll me sukses të plotë këtë periudhë. Sipas tij, është një ngjarje historike që do të siguronte paqe stabilitet dhe hapje të perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës.

Ndërkohë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë se ka pasur negociata të vazhdueshme me Bashkimin Evropian dhe është arritur marrëveshje që është nënshkruar nga presidentja dhe Catherin Ashton për vazhdimin e mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme.

“Kemi pasur negociata të vazhdueshme me BE-në dhe kemi arritur marrëveshje që është nënshkruar nga presidentja dhe Ashton për vazhdimin e mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme. EULEX-Kosova do ta ketë që nga miratimi i këtij projektligjit. Janë tri çështje: zgjatja e mandatit të EULEX-it në fushat e parapara deri më 15 qershor 2014, emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë nga institucionet e Kosovës, garanton imunitet të stafit dhe zyrës së EULEX-it”, ka thënë Kuçi.

Ai pret që kjo të dërgohet në Kuvend dhe të premten bashkë me amandamentet kushtetuese të miratohet.

Ndërkohë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka kërkuar që të vazhdohet mandati i rezervuar i komuniteteve në Kuvend të Kosovës.

“Kërkojmë të drejtën të vazhdohet sistemi që komunitetet kanë vendet e rezervuara. Mendoj që të iniciohet sa më shpejt se kjo shkon në përputhje me votimin që do të bëhet të premten”, ka thënë Rashiq.

Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar ka kërkuar vazhdimin e mandateve për vendet e rezervuara.

“Për ndryshimet kushtetuese në komision kemi paraqit kërkesën që vendet e rezervuara për dy mandate të vazhdohet. Kërkesë që e kemi përkrah në gjitha takimet”, ka thënë Jagxhillar.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë që kjo çështje të diskutohet edhe më tutje.

“Kemi pasur konsulta paraprake. Ka nevojë për konsulta shtesë vendore dhe ndërkombëtare dhe pastaj e procedojmë”, ka deklaruar Kuçi.

Më pas, në rend të ditës kanë qenë edhe projektligji për sistemin e pagesave, i cili është miratuar.

Po ashtu, është miratuar edhe Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim në rrugën nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Prishtinë-Milloshevë, zonat kadastrale Milloshevë, Llazarevë, Obiliq, Mazgit, Komuna e Obiliqit dhe zonat kadastrale Prishtinë, Shkabaj dhe Bërnicë e Poshtme, Komuna e Prishtinës.

Është miratuar edhe Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësime të cilat preken nga ndërtimi i Linjës 112, 110 KV në dobi të KOSTT-it.

Gjithashtu, është miratuar edhe Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim në Autostradën Vërmicë-Merdare, zona kadastrale Arllat, Komuna e Drenasit dhe zona kadastrale Balincë, Komuna e Malishevës. /Kosovapress/

Miratohet projektligji për mandatin e EULEX-it

Prishtinë, (Kosovapress) 05 Shtator 2012 14:48

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Me miratimin e këtij projektligji dhe ratifikimin e këtij projektligji në Kuvend, për të cilin janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, misionit të EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2014 dhe emrin do të ketë EULEX-Kosova.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të mërkurën, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se i gjithë opinioni vendor e ndërkombëtar janë të njoftuar se Kosova është në fazën finale të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

“Qeveria, të gjitha institucionet kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për përmbyllje të suksesshme. Ne sot do të kalojmë edhe Projektligjin për ratifikimin e letrave të shkëmbyera mes Kosovës dhe BE-së. Është marrëveshja e parë bilaterale mes Kosovës dhe BE-së. Pres që të premten të kalojë dhe të votohet me 2/3 në parlament kjo marrëveshje dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do të hapin perspektivë për të hënën e ardhshme ku do të vijnë përfaqësues të vendeve të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Thaçi. /Kosovapress/

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë