Ministrit Hoxhaj i duhet të raportojë

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 25 Prill 2012 14:41

Gjatë takimit të sotëm të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se këtë të premte, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, do të raportojë para këtij Komisioni për aktivitetet e deritanishme, ato aktuale, si dhe për planet në vijim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e tij të sotme është përcaktuar që, në kuadër të fushëveprimit të vet, të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (nr. 03 L-122). Duke qenë se disa nga anëtarët e Komisionit gjenden në udhëtime zyrtare jashtë shtetit, ka mbetur që grupi punues për mbikëqyrjen e këtij ligji të krijohet në mbledhjen e ardhshme”, thuhet në një komunikatë të Kuvendit.

Sipas saj, kryetari i Komisionit, Albin Kurti, i ka informuar anëtarët e këtij komisioni se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të raportuar në Komision për aktivitetet dhe për planet në vijim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Është vendosur që takimi me ministrin Hoxhaj të realizohet të premten më 27 prill të këtij viti.

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë