Ministria e Bujqësisë hedh poshtë akuzat e auditorit për shkelje ligjore

 
Prishtinë E premte, 14 Prill 2006 14:42

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka dhënë sqarime rreth informimit të plasuar në media nga raporti i auditorit të përgjithshëm për shkelje ligjore nga ana e kësaj ministrie me rastin e blerjes së tri veturave të përdorura nga “World Vision” dhe ka theksuar se nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur lëshime procedurale dhe nuk e ndjejnë përgjegjësinë pasi që blerja ka ndodhur më 23 mars 2004 në ankand publik, tha të premten në një konferencë për media, u.d. sekretari i përhershëm i MBPZHR-së, Qazim Kukalaj.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka dhënë sqarime rreth informimit të plasuar në media nga raporti i auditorit të përgjithshëm për shkelje ligjore nga ana e kësaj ministrie me rastin e blerjes së tri veturave të përdorura nga “World Vision” dhe ka theksuar se nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur lëshime procedurale dhe nuk e ndjejnë përgjegjësinë pasi që blerja ka ndodhur më 23 mars 2004 në ankand publik, tha të premten në një konferencë për media, u.d. sekretari i përhershëm i MBPZHR-së, Qazim Kukalaj. Ai ka shpjeguar se kur janë blerë tri veturat nga “World Vision”-i, më 23 mars 2004, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm në MBPZHR, ka qenë Ibra, kurse në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ka qenë Shabanaj. “Nuk dua ta fajësoj askënd për atë kohë. Ju njoftoj që komentet janë shkuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), Auditorit gjeneral, pastaj, aty çështja e cila është theksuar, shkruar dhe nënvizuar më së shumti lidhur me veturat, nuk kemi të bëjmë me procedura të tenderimit nga MBPZHR-ja, por këtu kemi të bëjmë me blerjen e tri veturave, të cilat nuk kanë qenë të reja, por të përdorura, por në bazë të tenderit, që është shpallur ankand publik nga “World Vision”-i,” tha Kukalaj. Sipas tij Ministria posedon dokumentacionin dhe kontratën me rastin e blerjes së veturave në ankandin publik. “Ne kemi konkurruar në atë ankand publik dhe i kemi blerë veturat. Kukalaj tha se mendon që nuk ka vend për përgjegjësi, sepse nuk ka shkelje të ligjit, përveç disa çështjeve procedurale. Nuk ka shkelje ligjore, por ka lëshime procedurale,” ka thënë ai. Gani Koliqi, ish- udhëheqës i prokurimit dhe logjistikën më 2004, ndërsa tash shef i logjistikës në MBPZHR, tha se Ministria e Bujqësisë ka marrë pjesë në formë të rregullt në ankandin publik të shpallur nga “World Vision” më 23 mars 2004, për blerjen e tri veturave të llojit “Toyota Filox” me çmim prej 32. 900 euro. “Ministria e Bujqësisë ka përfillur procedurat e prokurimit. Oferta jonë është shqyrtuar nga komisioni dhe është vlerësuar më e favorshme, dhe i kemi blerë tri automjete të tipit “Toyota Filox” që kanë nga 4500 kubikë, me çmim prej 32.900 euro”, tha Koliqi. Sipas tij veturat janë blerë të vjetra për të mos shpenzuar shumë mjete për vetura, ndërsa në raportin e auditorit gjeneral thuhet se është bërë shkelje e ligjit. Koliqi ka sqaruar se Rregullorja e atëhershme e prokurimit nuk e precizon që ke të drejtë ose nuk ke të drejtë. Ndërkaq, Muzafer Luma, drejtor i Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR, tha se “në atë periudhë ka qenë plotësisht e ligjshme blerja e veturave”./A.Pllana/

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë