Mesazh bashkimi nga Vlora

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 28 Nentor 2012 11:35

Ceremonia madhështore në Vlorë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë fillojë me ngritjen e flamurit në shenjë simbolike dhe vënien e kurorave me lule para varrit të Ismail Qemalit. Me këtë rast, presidenti Nishani ka thënë se prej luftërave të Kastriotëve e deri më sot simboli ynë, shenja jonë bashkuese është flamuri kuq e zi.

Me këtë rast, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se ditëlindja e 100 e shtetit shqiptar është ngjarja më e bukur për çdo bashkëkombës kudo që jeton, në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Të gjithë pikërisht sot e festojmë këtë festë të bashkuar, të lirë, të fortë me miq të shumtë, andej ndjej privilegje t’i ndaj me ju këto çaste që ndoshta zgjasin pak minuta por janë më të veçantë për mua, ashtu si për çdonjërin prej atyre që jetojnë në këtë vend dhe në të gjitha trevat shqiptare, për çdonjërin ku do qofshin, për çdo njërin që krenohet me rrënjët e familjes shqiptare. Për çdo njërin që shpalos me dinjitet dhe krenari shenjat më sublime të kombit tonë kombëtar ” ka thënë Nishani .

Ai ka thënë se prej luftërave të Kastriotëve e deri më sot simboli ynë, shenja jonë bashkuese është flamuri kuq e zi.

“Na e kanë rrëmbyer flamurin, ne ua kemi marrë përsëri, dhe na është bërë më i dashur , kanë provuar të na çjerrin, të na e grisin dhe si kemi lejuar, janë përpjekur që të na e zhdukin flamurin duke u munduar të na bindin që ta harrojmë, dhe ia kanë arritur që të na bindin për ca kohë por e kemi nxjerrë përsëri, kanë arritur të na ndotin duke e ndryshuar dhe e kanë ndryshuar për ca kohë, por gjithmonë s’kanë mundur ta ndotin e ta ndryshojnë, as ta mposhtin as ne e as flamurin tonë dhe ja ku e kemi sot këtu krenar duke u valëvitur ” ka thënë Nishani.

Ai tha se në këtë ditë të madhe, po nderojmë punën, vlerën, kontributin e burrave të 1012-ës.

Nishani u shpreh se është nder dhe krenari të nderojmë secilin prej tyre dhe shqiptarët e ndershëm që nuk u mbrapsen nga rruga e tyre.

Po në çastet kur presidenti Nishani mbante fjalimin e tij, dhjetëra nismëtar nga Gjilani arritën në Vlorë, ku presidentit i dorëzuan flamurin dhe dhanë mesazhin e bashkimit.

Ndryshe, në sheshin e flamurit, në Vlorë janë mbledhur qindra mijëra qytetarë shqiptarë nga vise të ndryshme shqiptare dhe nga diaspora, të cilët po festojnë ditën e madhe të flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. /Kosovparess/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë