• Lajmi
  • KosovaPress, 23 Prill 2012 20:15

Merkel e shqetësuar me rritjen e ekstremit të djathtë në Francë

prev next
 
Të ngjajshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e gjykoi si shqetësues rezultatin në zgjedhjet presidenciale të ekstremit të djathtë në Francë, deklaroi një prej zëdhënësve të qeverisë gjermane në një konferencë shtypi.

"Ky rezultat i lartë është shqetësues, por mendoj se kjo do të zgjidhet në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale'', theksoi një prej zëdhënësve të qeverisë, i pyetur për rezultatin historik prej 18 për qind siguruar dje nga Fronti Kombëtar (FN) në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

''Kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon të mbështesë presidentin, Nicolas Sarkozy'', shtoi ai duke nënvizuar se ajo do të bashkëpunojë me çdo president francez të zgjedhur.