• Lajmi
  • KosovaPress, 18 Mars 2013 19:19

“Meridian Express” mendon edhe për të prekurit me sindromin down

prev next
 
Të ngjajshëm

Me rastin e Ditës Botërore të personave të prekur me sindromin down, kompania “Meridian Express”, disa të prekurve më këtë sindrom u ka mundësuar që nga sot punë praktike prej tri orëve. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie, kjo iniciativë është marrë që këta persona të inkuadrohen në shoqëri dhe, në të ardhmen, të punësohen me kontrata afatgjate.

Menagjeri i kompanisë “Meridian Express”, Ilirik Musliu ka thënë se punësimi për tri orë i këtyre personave është bërë që të shihen aftësitë e tyre për punë në të ardhmen si dhe do të shikojnë se si do të pritet punësimi i këtyre personave nga konsumatorët.

“Dihet që niveli i autonomisë te këta persona është pak i ulët, kështu që këna menu mu kanë një autonomi më e madhe te ta, thjeshte me ni dhe këta veten pjesë të shoqërisë, me ni veten që munen me punu. Ma merr menja që kjo iniciativë ka me u kanë edhe vetëdijesim për të tjerët me marrë iniciativa të tilla. Na si ‘Meridian Express’, pasi që jemi të parët me marrë këtë iniciativë që këta mu kanë sot këtu me neve mënoj që në të ardhmen kemi me u kanë të partë që me marrë iniciativën që këta me u punsu me kontrata më afatgjata me ‘Meridian Expressin’” ka thënë Musliu.

Ai ka shtuar se pasi që ekzistojnë persona të prekur me këtë sëmundje edhe në qytete të tjera të Kosovës, kjo kompani e cila operon edhe në qytete të tjera në kontakt me shoqatën do të nis përzgjedhjen e këtyre personave për t’u punësuar në “Meridian Express”.

Ai ka thënë se njëherë do të fillohet që të punësohen persona më të përgatitur e mandej shoqata do të aftësojë edhe persona të tjerë për të punuar në këtë kompani.

Ndërsa njëra nga të prekurat me sindromin down, e cila kishte filluar punën për tri orë në këtë kompani, Hanife Raçi ka thënë se po i vjen shumë lehtë të punoj në market dhe se ka dëshirë që në të ardhmen të punësohet këtu. /Kosovapress/