• Lajmi
  • KosovaPress, 09 Nentor 2011 14:21

Memorandum për avancimin e pozitës së ish të burgosurve politikë

prev next Memorandum për avancimin e pozitës së ish të burgosurve politikë
 
Të ngjajshëm

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK) dhe Qeveria e Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum mirëkuptimi përmes së cilës pritet të bëhet një avancimin i pozitës së ish të burgosurve politikë. Në fakt memorandumi dhe ligji që është duke u përgatitur, do të mundësojë që shoqata të përfitojë ndihmë materiale nga institucionet, në mënyrë që të krijohet baza e të dhënave dhe evidencat për të burgosurit politikë, të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm në proceset deri në lirinë e Kosovës. Memorandumin e mirëkuptimit e kanë nënshkruar pas një takimi që kanë zhvilluar kryetari i SHBPK-së, Hydajet Hyseni dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Në këtë rast, Hyseni e falënderoi Qeverinë për angazhimin e saj që me ligj po mundohet t’ia kthejë identitetin të burgosurve politikë të Kosovës ...

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK) dhe Qeveria e Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum mirëkuptimi përmes së cilës pritet të bëhet një avancimin i pozitës së ish të burgosurve politikë. Në fakt memorandumi dhe ligji që është duke u përgatitur, do të mundësojë që shoqata të përfitojë ndihmë materiale nga institucionet, në mënyrë që të krijohet baza e të dhënave dhe evidencat për të burgosurit politikë, të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm në proceset deri në lirinë e Kosovës.

Memorandumin e mirëkuptimit e kanë nënshkruar pas një takimi që kanë zhvilluar kryetari i SHBPK-së, Hydajet Hyseni dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Në këtë rast, Hyseni e falënderoi Qeverinë për angazhimin e saj që me ligj po mundohet t’ia kthejë identitetin të burgosurve politikë të Kosovës.

Hyseni: Kjo është bazë për kthimin e dinjitetit të të burgosurve

(Video)

“Memorandumi që nënshkruam sot fal kujdesit dhe angazhimit të Qeverisë dhe zëvendëskryeministrit krijon bazat për një punë të mëtejshme në kompletimin e evidencës së dokumentacionit të të burgosurve politikë, një kategori e mirënjohur për përkushtimin, vuajtjet, sakrificat dhe kontributin për realitetin që e gëzojmë sot. Do të jetë një bazë e mirë edhe për zgjidhjen institucionale me ligj të çështjeve të pazgjidhura të të burgosurve politikë, statusit të tyre dhe të drejtave të tyre”, ka thënë ai.

Edhe pse Qeveria është dashur që qysh në gjashtëmujorin e parë t’i nxjerrë aktet nënligjore mbi ligjin për të burgosurit politikë të Kosovës, kryetari i SHBPK-së ka shprehur mirëkuptim për vonesat, ngase sipas tij, qeveria është formuar me vonesë dhe se çështje e tilla nuk duhet zgjidhur me nguti.

Hyseni: Kemi pas mirëkuptim

(Video)

“Ligji është miratuar dhe i është lënë Qeverisë që brenda gjashtëmujorit të parë të nxjerrë aktet e parapara nënligjore, por meqë Qeveria është formuar me vonesë, ne kemi pas parasysh edhe këtë dhe kemi pas mirëkuptim për vonesën, por tani jemi të informuar se po punohet në hartimin e akteve nënligjore dhe zgjidhjet e tjera sistemore normative dhe besoj që së shpejti do të krijohen parakushtet për zbatimin e ligjit”, tha Hyseni.

Ndërkaq zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria do ta ndihmojë këtë shoqatë, në mënyrë që të vihen në pah vlerat e kësaj kategorie të shoqërisë, që identifikohen në rezistencën, por edhe rezistenca identifikohet me ta.

Kuçi: Do t’i ndihmojmë në çdo aspekt

(Video)

“Ne do të mbështesin materialisht, por do të mbështesim edhe në kuptimin profesional në identifikimin e të dhënave dhe grumbullimin e tyre dhe përpunimin sa më mirë që është e mundur dhe do ta mbështesim vazhdimisht forcimin e identitetit të shoqatës dhe vënien në pah të këtyre njerëzve të cilët janë identifikuar me rezistencën, por edhe rezistenca kombëtare është identifikuar me këta njerëz”, ka thënë ai.

Dihet se gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit janë nënshkruar disa marrëveshje mes Qeverisë dhe shoqatave të ndryshme, por shumë prej marrëveshjeve nuk janë realizuar. Përkundër këtij fakti, Kuçi vlerëson se gjithë ato marrëveshjeve që janë nënshkruar edhe respektohen, e njëjtë do të jetë edhe me të burgosurit politikë.

Kuçi: Jemi shumë korrekt në respektimin e memorandumit

(Video)

“Ne kemi përgjegjësi edhe politike edhe morale para njerëzve të shoqatës dhe do të jemi shumë korrekt në respektimin e memorandumit”, ka thënë ai.

Për më tepër, pas dajles nga burgu të shumicës së të burgosurve politikë të Kosovës, në rrethe të ndryshme u shtrua për diskutim çështja e organizimit të tyre në një subjekt ose shoqatë, e cila do të sensibilizonte çështjen e të burgosurve. Disa herë kishte pasur edhe nisma nga ish-të burgosurit politikë, por që, për shkaqe të ndryshme objektive, kishin rezultuar pa sukses. Ndërsa, vetëm më 27 nëntor 1996, në prag të Ditës së Flamurit ishte arritur që të formohej Këshilli Nismëtar për formimin e Shoqatës, e cila fillimisht do të quhej Fondi Humanitar për të Burgosurit Politikë. /M.Mulaj/