Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 06.12.2016 08:49

​Memorandum për avancimin e pozitës së ish të burgosurve politikë

Prishtinë | 09/11/2011 14:21

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK) dhe Qeveria e Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum mirëkuptimi përmes së cilës pritet të bëhet një avancimin i pozitës së ish të burgosurve politikë. Në fakt memorandumi dhe ligji që është duke u përgatitur, do të mundësojë që shoqata të përfitojë ndihmë materiale nga institucionet, në mënyrë që të krijohet baza e të dhënave dhe evidencat për të burgosurit politikë, të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm në proceset deri në lirinë e Kosovës. Memorandumin e mirëkuptimit e kanë nënshkruar pas një takimi që kanë zhvilluar kryetari i SHBPK-së, Hydajet Hyseni dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Në këtë rast, Hyseni e falënderoi Qeverinë për angazhimin e saj që me ligj po mundohet t’ia kthejë identitetin të burgosurve politikë të Kosovës ...

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress