• Lajmi
  • KosovaPress, 16 Qershor 2006 18:25

Mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

 
Të ngjajshëm

Zv. ministri i Arsimit, Fevzi Berisha, i shoqëruar nga drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar Agim Bërdynaj kanë vizituar të premten disa qendra shkollore të Kosovës në të cilat po mbahej testi i arritshmërisë për klasat e nënta.

Zv. ministri i Arsimit, Fevzi Berisha, i shoqëruar nga drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar Agim Bërdynaj kanë vizituar  të premten disa qendra shkollore të Kosovës në të cilat po mbahej testi i arritshmërisë për klasat e nënta. Rezultatet do të shpallen më 28 qershor, kurse konkursi për regjistrim në klasën e dhjetë do të shpallet të njëjtën ditë.

Vizita është bërë në shkollën ‘”Dardania”ku po testoheshin 400 nxënës, dhe në shkollën“Xhemajl Mustafa”në të cilën testoheshin 694 nx.të shkollave të ndryshme të kryeqendrës. Vizita është bërë edhe  në Lypjan ku në dy objekte shkollore sprovoheshin 411 nxënës.

Mesazhi i zv. ministrit të Arsimit për nxënësit që po testoheshin ishte se ky vlerësim bëhet për të mirën e tyre, të profesorëve por edhe të prindërve që ta përcjellin suksesin e fëmije të tyre në etapa të ndryshme të shkollimit.

“Synimi i MASHT është që nxënësit të fitojnë njohuri të duhura për të qenë konkurrent të barabartë në rrafshin e dijes me moshatarët e tyre në vendet evropiane dhe më gjerë,” tha ai.

Ndërkaq, nxënësit u shprehën se testi është i përballueshëm dhe kryesisht përmban atë që është mësuar më parë.

Ndryshe MASHT –ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme  që  ky test  të ketë efektin e vet në funksion të ngritjes graduale të cilësisë në arsimin. Për administrim të suksesshëm  janë angazhuar 1200 administratorë dhe po aq vëzhgues , të shpërndarë në 64 punkte.

Në përbërje të komisioneve  janë caktuar nga një përfaqësues i MASHT, një i Zyrave Rajonale dhe një i Drejtorive Komunale të Arsimit. Pyetësori është përgatitur nga ekspert të lëmenjve të ndryshëm, profesorë dhe akademikë, si dhe zyrtarë të njësisë për vlerësime dhe standarde të MASHT-it.

Sot është kryer faza e parë e testit për lëndët gjuhë shqipe dhe shkenca shoqërore, kurse të martën do të mbahet testi për lëndët matematikë dhe shkenca natyrore.

Rezultatet do të shpallen më 28 qershor, kurse konkursi për regjistrim në klasën e dhjetë do të shpallet të njëjtën ditë. Është hera e katërt që Ministria e arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) po e bën këtë vlerësim të jashtëm të arritshmërisë dhe janë rreth 3200 nxënës të cilët me këtë rast sprovuan njohuritë e fituara, njofton Zyra për informim pranë MASHT-it.