• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Maj 2012 18:47

Materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante lindjen

prev next
 
Të ngjajshëm

Në maternitetin ‘Helena Venizelou’ në Athinë gruaja e quajtur Anna lindi beben pas një operacioni cezarian, por spitali kërcënoi se nuk do t’ia jepte fëmijën nëse nuk paguante detyrimet ndaj maternitetit.

Nëna që jeton në një shtëpi të shkatërruar në qytetin bregdetar Loutsa theksoi se nuk kishte 1 500 dollarë të paguante për shërbimin që i bëri spitali dhe u tmerrua sepse administrata e kërcënoi se nuk do t’ia jepte fëmijën. Të njëjtin kërcënim ajo thotë se e përjetoi 20 muaj më parë, me beben tjetër. Falë një telefonate që kreu një anëtar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, pikërisht doktoresha Katerina Stypsanelli, nëna mundi të dalë nga spitali se bashku me beben duke u lejuar të paguante me këste mujore lindjen e bebes.

Stypsanelli tha se çështja e Anës nuk ishte e para, shkruan britanikja DailyMail. Sipas saj, i njëjti spital bëri të njëjtin kërcënim dhe me një grua tjetër dhjetorin e vitit të kaluar duke i deklaruar se duhet të gjente patjetër paratë nëse duhet të lindte fëmijën në këtë maternitetet.

Drejtori i spitalit, Nikos Faldamis theksoi se nuk ka pasur kërcënime si ato që pretendon nëna. ”Materniteti nuk është një dyqan ku ne të mbajmë peng unazën”, tha ai.

Por, figura e këtij materniteti është njollosur dhe njëherë kur një çifti shqiptar që jetonin në Greqi iu grabit foshnja e sapolindur nga një grua greke. Ngjarja ndodhi në muajin Shkurt të vitit 2010 kur Brunilda Shqutit nga Lezha iu rrëmbye fëmija nga një punonjëse e maternitetit. Fëmija u gjet në gjendje të mirë në banesën e infermieres.