• Lajmi
  • KosovaPress, 08 Maj 2012 13:26

Mashtronte në emër të një organizate humanitare

prev next
 
Të ngjajshëm

Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, ka arrestuar Nezir N. 23 vjeç, si dyshuar për kryerjen e veprës penale mashtrim, e sanksionuar me Nenin 261 të KPK-së.

Burime policore kanë bërë të ditur se i dyshuari mashtronte në emër të një organizate humanitare inekzistente, duke përdorur aktivistë vullnetarë në terren, kinse për të ndihmuar fëmijë të sëmurë.

Zëdhënësi rajonal i policisë, toger Agim Gashi ka thënë se i dyshuari ka grumbulluar mijëra euro, të cilat asnjëherë nuk u janë dhënë fëmijëve të sëmurë.

"Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari në fjalë, ka keqpërdorur shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit janë në fazën e grumbullimit të provave dhe po intervistojnë shumë dëshmitarë", ka thënë Gashi.

Mësohet se me urdhër të kryeprokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./B.Idrizi/