Follow Us

KYQU SQ EN
E Enjte, 29.09.2016 05:30

​Maqedonia nuk hyn në NATO pa zgjidhur kontestin me Greqinë

Zagreb | 03/04/2012 15:41

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar se Maqedonia do të mund të anëtarësohet në NATO vetëm pasi të ketë zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë.

“Pas vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me kontestin e emrit, vlerësoj se tani sërish duhet të bisedohet për statusin e këtij vendi, para së gjithash për anëtarësim në NATO”, ka thënë Milanoviq.

Ai ka nënvizuar se çështja e emrit është e vështirë dhe ka theksuar se ajo nuk mund të zgjidhet me anë të përdorimit të forcës.

Në një komunikim me qytetarë të ndryshëm në faqen e internetit You Tube, kryeministri kroat ka nënvizuar gjithsesi se mbështetja e Zagrebit për Shkupin nuk do të mungojë.

“Do të angazhohem për të ndihmuar Maqedoninë si partnere të barabartë dhe jo si një paciente në kuadër të procesit të eurointegrimeve”, ka pohuar Milanoviq.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress