• Lajmi
  • KosovaPress, 28 Prill 2012 10:02

Mancini: Ne përmirësohemi duke luajtur ndaj Unitedit

prev next
 
Të ngjajshëm

Menaxheri italian i Manchester Cityt, Roberto Mancini në prag të përballjes më rivalin kryesor në garën për titull të kampionit në Premier Ligën anglez, Manchester Unitedin, ka deklaruar se “djajtë e kuq”, janë skuadër e fortë ekipore.

City dhe United, do të ndeshen të hënën mbrëma në derbin, i cili pritet të jetë vendimtar në garën për titull, për faktin se United ka vetëm tri pikë më shumë se City, kjo e fundit takimin e të hënës e luan para tifozëve të vet.

Mancini ka pranuar se skuadra e Alex Fergusonit është më e fortë se skuadra e tij. “Manchester United në 20 vjetet fundit ka fituar në mënyrë konstante. Ata edhe kur kanë pak pikë din të rikthehen në garë. Ata kanë forcë e brendshme që sjell suksesin”, ka thënë Mancini.

“Ne duke luajtur shpesh ndaj Unitedit mund të përmirësohemi. Ne jemi afër tyre, por ata akoma janë skuadër më e mirë se ne. Ata kanë përvojë më të madh dhe kanë shpirt ekipor. Ne jemi duke punuar që të instalojmë në ekipi këto elemente”, tha ai.