• Lajmi
  • KosovaPress, 22 Korrik 2013 07:40

Lëngu i rrushit lufton kancerin

prev next
 
Të ngjajshëm

Pirja e lëngut të rrushit, gjithmonë është konsideruar e shëndetshme për organizmin e njeriut, e sidomos “enzima” që e përben rrushi është më së e domosdoshme për trurin, pasi ndihmon në ruajtjen e kujtesës.

Por, studimet e fundit, nga studiuesit e huaj kanë arritur edhe në një përfundim tjetër interesant. Sipas tyre, pirja e një gotë lëngu të rrushit mund të rrisë ndjeshëm efektivitetin e barnave të kancerit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Çikagos kanë shpjeguar se pirja e këtij lëngu tek pacientët ka ndihmuar të mos shfaqen efektet anësore, lidhur me dozat e larta të drogës.

Gjithashtu, studiuesit kanë thënë, se pacientët të cilët kanë kombinuar barnat e veçanta antikancer kanë pasur përfitime të njëjta sikur të kenë konsumuar këto ilaçe tri herë në ditë.