• Lajmi
  • KosovaPress, 16 Maj 2012 08:46

Lemja në Medvegjë?

prev next
 
Të ngjajshëm

Ish-Drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema, e dënuar me tri vjet burg, dyshohet se fshihet në Medvegjë. Burime të gazetws Express thonë se ajo po qëndron e qetë në shtëpinë e saj, pavarësisht se Interpoli i është vënë prapa.

Leme Xhema, ish-drejtoreshë e Post-Telekomit të Kosovës (PTK), dyshohet se është duke u strehuar në shtëpinë e saj në Medvegjë.

Xhema dyshohet se ka kohë që është duke e shfrytëzuar shtëpinë e saj në këtë qytet si vend strehim për t’i ikur fletarrestimit ndërkombëtar të lëshuar muaj më parë nga Interpoli.

Burime të Express-it nga policia tregojnë se kanë marrë të dhëna sipas të cilave, Xhema, në pamundësi për t’u arratisur në vende më të largëta, ka vendosur të qëndrojë në Medvegjë.

“Prej se i është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, dyshohet se ajo vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e saj në Medvegjë, sepse më larg nuk mund të shkojë”, ka thënë një burim i gazetës, në kushte anonimiteti.

Përderisa ky zyrtar tregon se dyshimet kryesore janë se Leme Xhema gjendet në Medvegjë, organet e rendit në Prishtinë, të cilat atë e kërkojnë nëpërmjet Interpolit, nuk duan të komentojnë shumë për këtë rast./Express/