Kulla e Lirisë, ndërtesa më e lartë në Nju Jork

prev next
 
Nju Jork E mërkurë, 02 Maj 2012 22:55

Në Nju Jork vazhdon puna për ndërtesën që po zëvendëson Qendrën Botërore të Tregtisë. Punëtorët e ndërtimit vendosën një strukturë çeliku në majë të ndërtesës, duke e bërë atë më të lartën në Nju Jork dhe të tretën në botë. Ajo quhet One World Trade Center dhe është tani 381 metra e lartë, duke ia kaluar edhe ndërtesës Empire State Building, deri tani më e larta e Nju Jokut.

Kur të përfundojë, ndërtesa e re do të ketë 104 kate dhe ajo do të jetë 541 metra e lartë, ose 1 mijë e 776 këmbë e lartë, një lartësi e zgjedhur posaçërisht për të simbolizuar lirinë. 1776 ishte viti kur Shtetet e Bashkuara deklaruan pavarësinë nga Britania.

One World Trade Center shpesh quhet Freedom Tower, Kulla e Lirisë, dhe ajo po ndërtohet pikërisht në vendin ku ndodheshin dy kullat binjake të Qendrës së Tregtisë, e cila u shkatërrua më 11 shtator të vitit 2001 nga sulmet terroriste.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë