• Lajmi
  • KosovaPress, 29 Shkurt 2012 14:57

Kuçi: Ylli i fusnotës është çështje e pretekstit për ndonjë garë politike

prev next
 
Të ngjajshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi duke komentuar yllin që e përmban fusnota e Kosovës, ka thënë se kjo është çështje e pretekstit për një garë politike, por ka shtuar se Kosova po trajtohet njëjtë nga shtetet e Unionit Evropian. Ndërsa në lidhje me atë, se a është e gatshme për nënshkrim të marrëveshjes së stabilizim-asocimit, ka thënë se së pari Kosovës duhet t’i bëhet studimi i fizibilitetit, që është procedurë paraprake për MSA-në.

Ai këto komente Kuçi i bëri të mërkurën në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

I pyetur nga mediat për yllin që mban fusnota, ka thënë se është çështje e pretekstit për ndonjë garë politike, por sipas siç ka thënë ai, me rëndësi është që Kosova është e barabartë me shtetet pretendente për anëtarësim në Unionin Evropian.

Ndërsa i pyetur se a është e gatshme Kosova për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit, Kuçi ka thënë se studimi i fizibilitetit është procedurë paraprake për marrëveshje të stabilizim asocimit. Por sipas tij Kosova është e gatshme t’i kryejë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Për mos pranimin e Kosovës nga Serbia, zëvendëskryeministri Kuçi ka rikujtuar se Serbia një kohë ka thënë se Kosova është krahinë e saj, është pajtuar që të jetë nën UNMIK dhe tash është pajtuar për fusnotë. Por sipas tij në fazën tjetër, Serbia do të pajtohet edhe pa fusnotë./Kosovapress/