Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 09.12.2016 06:21

​Kryetari i Degës së LDK-së, zëvendësdrejtor në ATK

Prishtinë | 14/04/2006 11:32

Sakip Ymeri, zëvendësdrejtor në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Armend Zemaj, menaxher janë zgjedhur në poste udhëheqëse në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren për stafin civil në këtë institucion. I pari është kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Shtërpcë, ndërsa i dyti është kandidat për kryetar të Forumit Rinor të LDK-së. Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë shkelur me dy këmbë në Rregulloren mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Etikën e Punës së ATK-së, kur derën e këtij institucioni e kanë hapur për udhëheqës të partive politike, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Lajm.”

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress