Kryesfidës i munguan golat

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 28 Mars 2012 22:37

Përballja e gjigantëve evropian në mes Milanit dhe Barcelonës, ka përfunduar pa gola të mërkurën mbrëma në “San Siro”, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ballafaqimi në mes këtyre dy skuadrave më përvojë të madh në këtë lige, ka dhuruar lojë mjaft të fortë, me aksion mjaft të mirë, më shumë raste të krijuara, por që sulmuesit e të dy skuadrave nuk e kishin natën e tyre. Futbollistët e Barcelonës sikurse në çdo takim edhe në këtë sfide të vështirë dhe të rëndësishme, e kanë kontrolluar më mirë lojën në terren, derisa “rossonerët” më shumë ishin të përqendruar në mbrojtje, ndonëse edhe milanistët patën rastet e tyre për gola, sidomos rastin më të mirë e kishte Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk ia doli të mposht Valdesin nga pozita ideale. Ndërkohë, në radhët e skuadrës katalonase, raste të mira për gola kishin Messi e Xavi e Alves në pjesën e parë, derisa në fraksionin e dytë të lojës, sërish ishte Messi, i cili në minutën e 87-të ishte fare pran golit, por Abbiati shpëton gol të sigurt. Pas këtij barazimi pa gol, skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në “Nou Camp”, ndonëse në letër favorit është Barcelona.

Bayren Munich kryen punën

Ndërkohë, Bayern Munich ka mundur në udhëtim Marseillen prej 0:2, dhe 90 përqind “bavarezët” kanë siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Duelit në mes Marseilles dhe Bayern Munich, është përshkruar më lojë të fortë, e herë pas herë edhe e ashpër. Ishte Mario Gomez (44), që solli në epërsi ekipin, gjerman, ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës, Arjen Robben (70), dyfishoi epërsinë e Bayernit, e cila takimin e kthimit e pret shumë me e qete.

Rezultatet:

Milan-Barcelona 0:0,

Marseille-Bayern Munich 0:2.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë