• Lajmi
  • KosovaPress, 08 Prill 2012 18:23

Kryeparlamentari Krasnqiqi dënoi sulmin ndaj familjes Haradinaj

prev next
 
Të ngjajshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, dënoi aktin e mbrëmshëm kriminal ndaj familjes Haradinaj në lagjen e Tre Rokaqejve në Mitrovicë.

“Aktet e tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë, dhe një shoqërie të civilizuar. Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Republikës së Kosovës, dhe si të tilla janë të dënueshme.

Besoj se organet shtetërore kompetente do të angazhohen maksimalisht, për t’i kapur dhe për t’i vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e Selver Haradinaj, dhe plagosjen e familjes së tij.

Në emër të Kuvendit te Republikës se Kosovës, dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Haradinaj”, thuhet në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi.