Krasniqi: Marrëveshja për Presidenten, nuk ishte e gabuar

prev next
 
Prishtinë E hënë, 03 Shtator 2012 12:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, padeklaruar se marrëveshje e arritur mes tre liderëve politik, për zgjedhjen e Presidentes Atifete Jahjaga, nuk ka qenë një marrëveshje e gabuar, por pohoi se politika kosovare duhet ta respektojë marrëveshjen dhe vendimet e Kuvendit.

I pyetur se a e konsideron marrëveshjen në mes tre liderëve politik të arritur para një viti, për kalimin e krizës politike si të gabuar, i pari i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se ajo marrëveshje ka sjelle dhe miratimin e një rezolutë në Parlamentin kosovar. Krasniqi tha se nuk mendon që ka qenë një marrëveshje e gabuar, por ka potencuar se politika kosovare duhet ta respektojë marrëveshjen dhe vendimet e Kuvendit.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryeparalamentari Krasniqi, i pyetur rreth shtyrjes së mandatit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera, ka deklaruar se nëse Qeveria do ta sjell rezolutën në Kuvend deri më 10 shtator, ajo mund të votohet./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë