• Lajmi
  • KosovaPress, 11 Maj 2012 15:33

Koliç shpallet fajtor për krime të luftës

prev next
 
Të ngjajshëm

Trupi gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka shpallur Zoran Koliçin fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit në maj të vitit 1999 dhe e ka dënuar atë me një dënim të përgjithshëm prej 14 vite burgim.

“Trupi gjykues e shpalli Koliçin fajtor në dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim.