Kllinton takon Thaçin në Shtëpinë e Bardhë

prev next
 
Uashington E mërkurë, 04 Prill 2012 21:18

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Uashington, me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Kllinton, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit Kllinton dhe Thaçi kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët, me ç’rast sekretarja Kllinton edhe një herë ka dëshmuar përkushtimin e shtetit amerikan për të ndihmuar shtetin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Kllinton e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për progresin e shënuar në Kosovë gjatë viteve të fundit.

“SHBA-të do të jenë gjithmonë krahëhapur për të ndihmuar popullin e Kosovës. Dua po ashtu t’ju falënderoj edhe ju z. kryeministër për progresin që keni bërë”, i tha sekretarja amerikane Hillari Kllinton kryeministrit Thaçi.

Sipas Kllintonit, SHBA-të besojnë fuqishëm në pavarësinë e Kosovës, në integritetin territorial të shtetit të Kosovës dhe në të drejtën e Kosovës që të jetë pjesë e integrimeve euro-atlantike.

Kryeministri Hashim Thaçi ndërkaq ka folur rreth progresit që ka shënuar Kosova në fushat si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, ngritja ekonomike, progresi në bisedat me bisedimet me Serbinë etj. “SHBA-të kanë qenë gjithmonë një frymëzim për liri për popullin e Kosovës”, tha kryeministri Thaçi me këtë rast.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë