• Lajmi
  • KosovaPress, 21 Shkurt 2012 09:02

Kim Kardashian dhe Reggie Bush sërish bashkë

prev next
 
Të ngjajshëm

Pak muaj pas ndarjes nga bashkëshorti Chris Humphries, bukuroshja Kim Kardashian është parë në shoqërinë e ish-të dashurin e saj Reggie Bush, shkruan revista “TMZ”, ndërsa miqtë e saj flasin për një ringjallje ndjenjash mes tyre.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë Kardashian deklaroi se nuk do të dalë më kurrë me ndonjë lojtar të futbollit amerikan, ditët e fundit duket se ka ndryshuar mendim.

“Kim dhe Reggie ishin në drekë. Ata u ulën në tarracën e restorantit dhe kanë kaluar dy orë së bashku duke shijuar ushqimin, shoqërimin dhe kanë flirtuar”, tha një burim brenda restorantit për portalin HollywoodLife.com.