KFOR-i nuk tregon a do të çarmatos serbët në veri

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 18 Prill 2012 10:41

Shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës vazhdojnë të ndihen të pasigurt dhe thonë se mund të sulmohen me çfarëdo mjeti shkatërrues që posedojnë serbët, kurse KFOR-i përkundër asaj që thotë se është i vendosur për një ambient të sigurt në gjithë territorin e Kosovës, gjithnjë duke u angazhuar edhe në konfiskimin e armëve që rrezikojnë sigurinë, nuk tregon se a do të ketë ndonjë operacion për konfiskimin e armeve në veri.

Zëdhënësi i KFOR-it , Uwe Nowitzki i ka thënë Kosovapress-it se misioni i KFOR-it është i vendosur për të siguruar një ambient të sigurt në gjithë Kosovën, madje kjo vlen edhe për mallrat që përbejnë rrezik për një ambient të sigurt.

Megjithatë, Noëitzki nuk ka treguar se a do të ketë ndonjë operacion për konfiskimin e armëve që janë me “bollëk” në veri. “Siç e dini, KFOR-i nuk flet publikisht për çështjet operacionale”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, qytetarët e asaj pjesë nuk ndihet të sigurt dhe në një kërkesë të drejtuar kryetarit të komunës së Mitrovicës, kërkonin nga ky i fundit që ta ftojë KFOR-in që të ofrojë sigurinë për ta.

“Ju lusim ta kërkoni ndihmën e KFOR-it si dhe faktorëve tjerë të mundshëm relevant ndërkombëtar. Përndryshe jeta e jonë dhe e anëtarëve të familjeve tona, si qytetarë të Veriut është në rrezik permanent, sepse kriminelët serbë, tashmë kanë dëshmuar se mund të sulmojnë kudo, kur të duan dhe me çfarëdo mjeti shkatërrues që e zgjedhin sipas dëshirës dhe profesionit vrastar që kanë”, thuhet në kërkesën e qytetarëve drejtuar kryetarit të Mitrovicës.

Ndryshe, KFOR-i pas luftës patë filluar një operacion për konfiskimin e armëve në veri, por ky operacion është ndërprerë për arsye që nuk dihen./Kosovapress/

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë