Kerset “kallashi” në ahengjet e Podujevës

prev next
 
E hënë, 08 Korrik 2013 10:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa ahengje familjare të fshatrave të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Armët janë konfiskuar nga policia, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit i të dyshuarit janë liruar për të vazhduar me procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Podujevës, ku një person ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendngjarje nga i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma AK-47 dy gëzhoja . Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të shtëna në ahengje familjare pati edhe në fshatin Doberdol të Podujevës, ku nga i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz, një karikator i zbrazët si dhe dy gëzhoja . Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kursen në fshatin Batllavë të Podujevës, raportohet për të shtëna me armë zjarri nga një i dyshuar në një aheng familjar. Në vendngjarje nga i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz, një karikator me 4 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në fshatin Besi të Prishtinë një person ka shtënë me armë pushkë automatike AK-47, e cila edhe është konfiskuar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë