Katër persona të lënduar nga një aksident komunikacioni në veri

prev next
 
Mitrovicë E mërkurë, 02 Maj 2012 09:27

Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e veriut të qytetit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, dy automjete janë ndeshur mes vete, një “Reno clio” dhe një “Pasat”, si pasojë e shpejtësisë së madhe, me ç’rast është goditur një femër, kalimtare e rastit dhe janë dëmtuar disa automjete tjera që ndodheshin të pakuara përreth.

Rastin e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë