• Lajmi
  • KosovaPress, 17 Prill 2012 15:08

Kapet shoferi që shkeli këmbësorin për vdekje

prev next
 
Të ngjajshëm

Pas tre ditësh nga aksidenti që ndodhi në Mirosalë të Ferizajt, me ç'rast nga goditja e makinës gjeti vdekjen këmbësori I.E. 47 vjeç, hetuesit rajonal kanë arritur të zbardhin këtë rast dhe të arrestojnë personin e dyshuar, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pas aksidentit.

"F.S. 24 vjeç nga Ferizaj është personi i dyshuar i arrestuar nga policia, ndërsa i është konfiskuar edhe vetura me të cilën ka shkaktuar aksidentin, Peugeot Partner me targa lokale", ka bërë me dije zëdhënësi rajonal i policisë, toger Agim Gashi.

Të dyshuarit me këtë rast i është caktuar masa e ndalimit policor deri në kompletimin e rastit dhe paraqitjes para Prokurorisë.

Tri ditë më parë, rreth orës 2:15 pas mesnate, viktima po lëvizte në drejtim të Ferizajt bashkë me një shok të tij dhe me të arritur afër pompës së derivateve "Kema Petrol" është goditur nga vetura, ndërsa ngasësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. /Kosovapress/