Follow Us

KYQU SQ EN
E Premte, 30.09.2016 08:52

​Jovanoviç: PLD në qeveri - rezoluta 1244 në histori

Beograd | 28/01/2012 14:48

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviç ka deklaruar se partia e tij dëshiron që të hyjë në qeveri, pas zgjedhjeve të radhës, por me kushtin që qeveria serbe të ketë përkushtim tjetër politik nga ky aktuali, sepse qëllimi i PLD-së është Serbia moderne dhe demokratik, me qytetarë të lirë.

“Duhet të fusim arsye në politikën ndaj Kosovës, që Kosova është e pavarur nga Serbia. Sa më parë duhet ulur në tavolinë me Thaçin. PLD në qeveri – rezoluta 1244 në histori, si justifikim për kapitullimin e Millosheviçit”, ka thënë Jovanoviç gjatë takimit të Këshillit të përgjithshëm të PLD-së që të shtunën është mbajtur në Beograd.

Jovanoviç ka theksuar edhe atë që PLD dëshiron ta ndihmojë Partinë Demokratike dhe kryetarin e Serbisë, Boris Tadiçin, por me kushtin e ndryshimit të politikës.

“Tadiçi do të jetë lideri ynë deri në ditët e fundit të mandatit të tij dhe do të jetë më i sigurt me ne pas shpine se sa me këta që është sot”, ka thënë Jovanoviç./Kosovapress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress