Ish presidenti turk sot në gjykatë

prev next
 
Ankara E mërkurë, 04 Prill 2012 12:01

Ish presidenti i Turqisë, Kenan Evren, sot pritet të paraqitet në një gjykatë turke për rolin e tij në grushtshtetin ushtarak të ndodhur më 12 shtator të vitit 1980.

Pesëdhjetë njerëz ishin ekzekutuar, gjysmë milioni ishin arrestuar, qindra kishin vdekur në burgje dhe shumë të tjerë ishin zhdukur, gjatë tri viteve të pushtetit ushtarak, pas komplotit më 12 shtator të vitit 1980.

Tash, më se 30 vjet më vonë, një gjykatë në Ankara, e fillon dëgjimin për këtë rast, kundër ish presidentit Kenan Evren, 94 vjeçar, i cili kishte shërbyer si president.

Në gjykatë duhet të paraqiten edhe anëtarët e gjallë të komplotit ushtarak të vitit 1980.

Meqë zoti Evren është shumë dobët me shëndet, është e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje ta mbajë dënimin me burg të përjetshëm, nëse shpallet fajtor se e ka udhëhequr grushtshtetin.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë