Lemen e kërkon Interpoli

prev next
 
Prishtinë E martë, 20 Mars 2012 08:46

Leme Xhemën, nga e hëna po e kërkon edhe Interpoli. Fotografia dhe të dhënat për ish-drejtoreshën e PTK-së janë publikuar në rrjetin më të madh të policisë në botë, për kërkimin e kriminelëve. Ajo është shpallur fajtore për dëmtim të kompanisë publike dhe keqpërdorim të detyrës. Xhema është dënuar me tri vjet burg, shkruan gazeta “Express”.

Pavarësisht se në cilin vend të këtij globi gjendet, Xhema, dikur drejtoreshë e Postës dhe Telekomit të Kosovës, në çdo moment mund të vihet nën pranga.

Emri, mbiemri, fotografia e saj e të dhënat e tjera personale, nga e hëna gjenden në faqen zyrtare të Interpolit.

Leme Xhemën tash po e kërkon rrjeti më i madh botëror i kërkimeve policore.

Në fakt, për Xhemën, Policia e Kosovës ka një fletarrestim që nga gushti i vitit që shkoi. Por nga e hëna më 19 mars, është lëshuar edhe fletarrestim ndërkombëtar.

Publikimi i fotografisë së saj në rreshtin e personave të kërkuar është bërë të hënën nga selia qendrore e Interpolit në Lion të Francës.

E dënuara me tri vjet burg për dëmtim të korporatës publike të telekomunikimeve, vazhdon të qëndrojë në arrati prej kohës së shpalljes së urdhër arrestit për të, më 5 gusht të vitit 2011./Express/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë