I vë flakën vetes dhe hidhet nga pallati

prev next
 
Vlorë E enjte, 16 Gusht 2012 10:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Babicë të Vlorës. Një 65-vjeçare i ka vënë flakën vetes dhe është hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Viktima është Nazire Isa Mersini, 65 vjeçe, banuese në fshatin Babicë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Mersini, ka spërkatur veten me lëndë djegëse, i ka vënë flakën dhe më pas është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, raportojnë mediat shqiptare.

65-vjeçarja vuante nga shëndeti mendor dhe kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej, thanë burime zyrtare të policisë.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë