• Lajmi
  • KosovaPress, 14 Mars 2012 22:47

Hendboll: Prishtina mposht kampionin

 
Të ngjajshëm

Hendbollistët e Prishtinës kanë fituar kryendeshjën e xhiros se 14-të të Superligës së Kosovës në Hendboll, duke e mundur Kastriotin prej 33:31, të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ballafaqimi në mes Prishtinës dhe Kastriotit, është përshkruar më lojë të jetë të fortë e dramatike. Kryeqytetasit vazhdimisht kanë pasur epërsi të lehtë në rezultat. Pjesën e parë vendësit e mbyllen më katër gola epërsi (18:14). Edhe në pjesën e dytë të lojës, ishin prishtinasit që bën lojë më të mirë dhe ia dolën që ta fitojë ndeshjen më dy gola epërsi (33:31). Prishtina më këtë fitore merr kreun e tabelës më 24 pikë, aq sa ka edhe Kastrioti në vendin e dytë. Fitore të rëndësishme kanë shënuar edhe Trepça, Drenica, Drita e Deçani që munden Zhegrën, Vëllaznimin, Llapin përkatesisht Vjosën.

Superliga / Xhiroja e 14-të

Rezultatet

Deçani – Vjosa 31:26(12:10)

Llapi – Drita 26:31(11:14)

Zhegra – Trepça 30:44(17:24)

Drenica – Vëllaznimi 41:40(21:19)

Prishtina – Kastrioti 33:31(18:14)

Kosova – BESA Famiglia, kjo ndeshje luhet nesër

Tabela: Prishtina 4, Kastrioti 24, Besa Famiglia 22, Kosova 18, Trepça 15.