Hapi i parë, dialogu me Greqinë

prev next
 
Shkup E premte, 25 Maj 2012 15:53

Ne derën e parë që do të trokasim pas Samitit të NATO-s, është Republika e Greqisë, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi, tre ditë pasi Aleanca Veri-Atlantike nuk i dha ftesën për anëtarësim Maqedonisë.

Besimi këto komente i ka bërë për REL, ku ka sqaruar se do të kërkojë nga Athina vazhdimin e dialogut, një dialog intensiv për t’i tejkaluar dallimet duke shprehur besimin e tij për përkrahje edhe nga vendet anëtare të NATO-s.

“Pra, kjo është ajo që do ta bëjmë ne në periudhën që vijon. Për tejkalimin e kësaj çështjeje të hapur, ne duhet ta shohim si partnerë njëri-tjetrin, dhe jo si dy palë rivale në një problem”, ka thënë Besimi.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë