Grabitet banka në Tiranë, vritet arkëtarja

prev next
 
Tiranë E martë, 27 Mars 2012 17:56

Një grabitje më armë në një filial banke në mes të ditës në Tiranë ka rezultuar me bilanc tragjik. Grabitësi ka qëlluar me armë ndaj dy punonjësve të bankës pasi ka hasur në rezistencën e tyre për të dorëzuar paratë. Nga plagët ka vdekur një punëtore e bankës, kurse i plagosur ka mbetur një punëtor i sigurimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në një prej filialeve të bankës ‘NBG’, tek zona e njohur me emrin, ‘Xhamlliku’ kur një person i armatosur ka tentuar të hyjë me dhunë në ambientet e bankës.

Punëtori i sigurimit, Skënder Elmazi, 53 vjeç është përpjekur të ndalojë personin të hyjë brenda, kurse arkëtarja Leonora Kaloci, 44 vjeçe nuk ka pranuar të dorëzojë paratë. Personi ende i paidentifikuar ka reaguar ashpër me armën tip pistolete duke qëlluar disa herë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 punëtorët e bankës, ndërsa personi i armatosur është larguar me shpejtësi nëpermjet nje tuneli pallatesh në zonë.

Mësohet se personi nuk ka arritur të rrëmbeje para nga filiali i bankës.

Më pak se një orës pas ngjarjes, mësohet se në spital ka ndërruar jetë arkëtarja e plagosur, Leonora Kaloci, nënë e 2 fëmijëve. Kurse roja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka marre në këmbë.

Policia ka shoqëruar një person të dyshuar si autor të ngjarjes. Shoqërimi u bë pas përshkrimit të dëshmitarëve për grabitësin, por hetimet sërish vijojnë. Policia dyshon se autori është një person, përdorues i lendeve narkotike.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë