Gjeneratave të ardhshme t’iu sigurojmë ambient të pastër

prev next
 
Prishtinë E diel, 22 Prill 2012 13:07

Në kuadër të Ditës së tokës, përfaqësues të Ministrisë së Ambientit, Ministrisë Forcës së Sigurisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Komunës së Prishtinës, simbolikisht kanë kontribuar në rregullimin e mjedisit ku jetojmë dhe punojmë duke mbjell disa fidanë në kazermën e FSK-së ”Adem Jashari”. Me këtë rast, atë apeluan tek te gjithë qytetarët që ta ruajmë ambientin, sepse është obligim ligjor e moral, në mënyrë që gjeneratave të reja t’iu sigurojmë ambient të pastër.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku deklaroi se me qëllim që të kontribuohet që gjeneratave të ardhshme përveç sigurisë, t’iu ofrohet edhe një ambient i pastër, në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Komunën e Prishtinës, kanë ndërmarr këtë aktivitet simbolik në rregullimin e ambientit ku jetojnë e veprojnë ushtarët e FSK-së dhe porositi që ky aktivitet duhet të vazhdojë në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të mirë për jetë.

“Dita e tokës është vetëm një ditë, por kujdesi për ambientin ku jetojmë e punojmë duhet të jetë aktivitet i përditshëm i gjithë neve dhe apelojë të të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha subjektet ekonomike, apo të gjithë që duhet ta kemi si pjesë të pa ndashme të mendimit tonë, edhe të veprimit të punës tonë ruajtjen dhe krijimin e ambientit sa më të pastër për jetë”, ka thënë Çeku.

Ndërsa, për zëvendësministrin i Ambientit, Shpetim Rudi kjo është një ditë që duhet të reflektojë në ruajtjen e mjedisit dhe është një ngjarje ku të gjithë ne duhet të kujtojmë këtë ditë në ruajtjen e mjedisit ku jetojmë e veprojmë.

“Jemi dëshmitarë të degradimit të mjedisit, kjo për fat të keq ndodhë edhe në shtetin tonë, qoftë në formën e degradimit të ndotjes mjedisore nga aktivitetet industriale apo ndotjes së mjedisit nga fermerët me kimikale. Shfrytëzojë ditën e sotme për të gjithë dashamirët e mjedisit, se kemi obligim ligjor dhe moral të mendojmë edhe gjeneratat e ardhshme se si duhet të eksploatojmë mjedisin në mënyrë propercionale, në mënyrë që ta shfrytëzojmë atë çka është në interesin tonë dhe mundësit tona, gjithnjë duke pas parasysh edhe të ardhmen e pasardhësve tanë”, ka thënë Rudi.

Kurse, drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi tha se ky është një aktivitet i përbashkët që jep mesazh për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, sepse me të madhe po degradohet, po shfrytëzohet joracionalisht dhe nuk po mbrohen pasurit natyrore, të cilat i kemi./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë