• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Prill 2012 16:31

Gazetë për rektorin

prev next
 
Të ngjajshëm

Aktivistë të organizatës studentore “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, e kanë ‘shërbyer’ me një të përditshme kosovare, rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, në kohën sa ai po pinte kafe në njërën nga kafeteritë e kryeqytetit. E në ballinën e saj shkruhej për hetimin e policisë së krimit ekonomik në rektoratin e UP-së lidhur me pagat e muajit tetor të vitit të kaluar të cilat arrinin deri në 8 mijë euro.

Njëri ndër aktivistët e “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, ia dha gazetën rektorit, duke e porositur atë që të merret me Universitetin në vend se të merret me shëtitje, mirëpo rektori Rugova, duke refuzuar gazetën, i është kundërpërgjigjur me fjalët: “Ecë mëso, mos u merr me gazeta”.

Organizata studentore, “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, u ka bërë thirrje institucioneve të hetimit dhe të drejtësisë që të merren më seriozisht me UP-në dhe të kryejnë një hetim të thellë, jo vetëm në rektorat, por edhe nëpër njësitë akademike të UP-së.