Foto porno në parlament

prev next
 
Bangkok E enjte, 19 Prill 2012 21:26

Publikimi i një fotoje pornografike të një gruaje të zhveshur në ekranet gjigante të parlamentit tajlandez turbulloi sot debatet e të zgjedhurve, të cilët po diskutonin për amendamentet e diskutueshme të Kushtetutës.

Pamja doli për pak kohë në ekranet, që zakonisht tregojnë fytyrën e oratorit, gjatë një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të parlamentit.

Monitorët u fikën shpejt dhe u hap një hetim. Presidenti i dhomës së Ulët, Somsak Kietsuranond, tha se një zyrtar i kishte shpjeguar se sinjali kishte ardhur nga jashtë parlamentit.

"Ne nuk kemi mbrojtje kundër piraterisë", theksoi ai.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë