FMN ndan 5 milionët e parë për Kosovën

prev next
 
Prishtinë E martë, 08 Maj 2012 17:18

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë pagesën e këstit të parë prej 5 milionë euro për Kosovën, në kuadër të marrëveshjes “Stand By” të arritur muajin e shkuar.

Marrëveshja “Stand By” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe FMN-së e aprovuar më 27 prillnga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, ka filluar që të realizohet sipas dinamikës së planifikuar.

Kësti i parë i shumës sipas Marrëveshjes Stand By tashmë është derdhur në llogarinë e Thesarit në shumën prej 5 milionë euro dhe është pjesë e shumës së përgjithshme të kësaj marrëveshje prej 90.97 milionë SDR që është ekuivalent me rreth 106.6 milion euro. Ky është kësti i parë prej 5 milion euro, ndërsa deri në fund të këtij viti do të derdhen edhe 90 milionë euro të tjera.

“Fillimi i zbatimit të Marrëveshjes Stand By vjen si rezultat i aprovimit nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së të kësaj marrevëshjeje dhe rëndësia e kësaj marrëveshjeje përveç anës financiare për Qeverinë e Republikës së Kosovës ka edhe rëndësinë e cila ka të bëjë edhe me raportet e vendit me organizatat dhe donatorët e tjerë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë